Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit menstrual

Pershendetje doktoreshe. Kam lindur rreth 8 muaj me pare, femijen e kam ne gji dhe po ashtu kam perdore mbrojtje nga shtatzenia (prezervative). Cikli menstrual per here te pare pas lindje me ka ardhe pas 6 muajve e gjysme, pikerisht me 18 korrik, mirepo sot eshte data 27 gusht ende sme ka ardhe cikli i rradhes. Testin e shtatzenise per cdo rast e bera dhe doli negativ, por sic thash me heret jam mbrojte me prezervative, por nuk e di pse e kam kete vonese prape, apo ndoshta ende nuk eshte stabilizu cikli pas lindjes apo ekziston ndonje problem tjeter? Pres mendimin tuaj e nderuar... Dona.

Dona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Mundet të jetë edhe një çrregullim menstrual, përderisa testi i shtatzënisë ka rezultuar negativ. Duhet të bësh ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e vezoreve. Nëse shtresa e brëndëshme e mitrës, endometri, është mbi 10 mm, atëherë mund të përdorësh 10 tableta utrogestan 2x1 në ditë për të rregulluar dhe shpejtuar ardhjen e ciklit menstrual. Megjithatë këtë terapi e vendos mjeku që lëshon recetën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti