Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi pozitiv

Pershendetje mjeke e nderuar menstracionet e fundit me kane ardhur me 24 06 2013 e sot dmth me date 29 07 2013 pata kontroll te mjeku me beri nje test doli pozitiv, e ne ultraze me tha qe veq embrioni shihet eshte ende shume heret me u dallu, e une jam ne ankth e desha te pyes a mundet me qene keshtu apo mos diqka nuk eshte ne rregull me mua, apo me te vertete eshte shume heret e me tha qe javen tjeter eja prap .Pasi qe une jam nje vajze e moshuar me tha qe eshte mire do hapa tri here ne dite me i shti poshte utrogestan thirren se une gjindem jashte.Shpresoj qe isha e kjarte e mbes me shprese per nje pergjigje sa me te shpejte.

Viola Krieziu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Viola

Më vjen mirë që shtatznëia ka filluar, dhe siç duket ajo është e mbarë. Preparatin që të ka rekomanduar mjeku, ta përdorësh me korrektësi sepse ndimon në ecurinë e shtatzënisë. me datë 5 gusht që është e hënë, kontaktoje përsëri mjekun. Shpresoj që me ekografi vaginale, ajo do të vërejë saktësisht shtatzëninë si dhe vendosjen fetale. Mos neglizho dhe zbato këshillat e tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti