Dhimbjet e barkut
Anida
(15 vite më parë)
Përshëndetje Anida
Nuk më duket normale që të kesh dhembje, kur bebi lëviz. Të rekomandoj të bësh një cervikometri (matja e gjatësisë që qafës së mitrës me ekografi), për të vlerësuar rrezikun e një lindje parakohe. Nëse rezulton normal, qëndrimi shtrirë anash majtas do të lehtësonte gjendjen tënde.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Ju pershendes shume. Jam 5 muaj e gjysme shtatzene, kam levizje te shpeshta te bebit dhe nganjehere me dhembe barku kur leviz me dhemb perkatesishte ajo pjese ku leviz beba, a jane normale keto dhimbje sepse levize goxha dhe ndonjehere me shkakton dhimbje ajo pjese? Ju faleminderit jeni e mrekullueshme.