Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të bardhat tek vajzat e vogla

Pershendetje doktoreshe! Desha te bej nje pyetje per mbesen time, e cila eshte 9 vjece dhe ka shume zakone te bardha, nuk i ka me ndonje ere dhe nuk ka dhimbje kund... por na shqeteson fakti sepse eshte shume e vogel per te pas te bardha.. Si shpjegohet kjo gje tek nje vajze aq e vogel...?

Lola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Rrjedhjet vaginale siç i përshkruan për mbesën tënde, quhen vaginite të vajzave të vogla. Kjo ndodh si rezultat i prishjes së ambjentit vaginal. Për ta trajtuar në mënyrë adekuate, mendoj se duhet t’i bëhet një analizë e sekrecioneve vaginale dhe një analizë të feçe-parrazit. Si fillim mund të përdorë lavanda disifektuese, për organet gjenitale.

Disa rekomandime të thjeshta janë, larja e organeve gjenitale me sapunë dhe shampo me peshash neutral, larja e veshjeve intime të vajzës jo me detergjentë dhe kimikate irrituese si dhe larja e tyre jo së bashku me teshat e të rriturve.

I uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti