Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk i kam ndjere akoma levizjet e bebit!

Pershendetje doktor. Jam nje goc dhe jam shtatzane 14+5. Po levizjet e bebit si kam ndjere akoma dhe barku nuk me eshte rritur fare a eshte normale kjo? Gjate dites kur jam ne levizje barku me enjtet pak po ne darke kur shtrihem me shpi barku largohet. Ju lutem me thoni a eshte normale?

Jeta Ime (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Jeta

Lëvizjet e bebit zakonisht ndihen pas javës së 20-të. Ecuria normale e shtatzënisë, nuk mund të vlerësohet me vlerësimin e pamjes së jashtme të shtatzënës. Kështu ndodh edhe me peshën fetale, megjithëse nuk është e thënë që te të gjitha shtatzënat ajo të jetë e njëjtë për moshën e shtatzënisë së krahasueshme. Ndodh që pesha fetale të jetë më e vogël se mesatarja, ashtu siç ndodh që ajo të jetë edhe më e madhe se mesatarja. E rëndësihsme është që zhvillimi dhe ecuria e shtatzënisë të jetë normale dhe treguesit vital të fetusit të jenë normal.

Uroj që edhe te ty shtatzënia të ketë ecuri normale dhe bebi të ketë zhvillimin dhe parametra normal. Në këtë kënd vështrimi, nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti