Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam shume dhimbje

Persh znj. Mimoza, jam ne javen e 36+2 dhe kam shume dhimbje poshte barkut ne anen e majte e here me kalon ne anen e djathte, cfare kam duhet te iki ne spital, eshte per tu shqetesuar se jam bo shume merak, flm shume e pune te mbare.

Bebi Bebaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Genta

Dhimbjet e barkut pas javës së 20-22 të shtatzënisë, kryesisht mund të vijnë për shkak të rritjes së peshës fetale si dhe lëvizjeve fetale të forta. Këto janë normale nëse nuk janë të shoqëruar me hemorragji, të vjella, diarre, temperaturë etj. Nëse është e kundërta, kontrolli mjeksor është i nevojshëm.

Por dhimbja që ndihet në fund të barkut është një njoftim për shtatzënën, pasi duhet të shmangen lodhjet e tepërta nga qëndrimi në këmbë, apo nga punët e mundimshme. Qëndrimi shtrirë dhe i qetë është ndihmë e madhë për të larguar dhimbjet në fund të barkut. Edhe banjot me ujë të ngrohtë apo borsat me ujë të ngrohtë në fund të barkut, janë lehtësuese të dhimbjeve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti