Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk po i ndjej levizjet e bebes

Pershendetje i nderum doktor Jam ne javen e 26 dhe ende spe ndi beben tu leviz apo ndosha spi mar vesh levizjet nganjeher me ben barku si kur te jem e uritur kam qene ne kontroll me ka thene qe gjithqka eshte ne rregull qka me bo qka po ta merr menja ku munet me kon problemi ishalla na ndihmoni pak se me do raste qe i ndegjum tash qka ndodhi ne gjinekologji dojm mu smu krejt u bo veshtir edhe me lind qka me bo breeee?

Donjeta Krasniqi (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Donjeta

Për sa më shkruan, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Këto ditë do fillosh të ndjesh lëvizjet e fetusit ose ndoshta nuk i ke kuptuar qartë se cilat janë.

Sa i përket rasteve të ndryshme ju rekomandoj të qëndroni sa më e qetë dhe larg streseve.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Donjeta Krasniqi (13 vite më parë)
Shume flm doktor i nderum se sinqerisht shume kam qene e shqetsume keto dite edhe nga keto raste edhe nga jeta ime private shpresoj qe nuk e kam demtuar bebin , se shume nervoze po jam sdi qka po mndodh kshtu

/komuniteti