Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione urinare

Persh.doktoresh, jam shtatzene 32 jave para disa dite kam bere analizen e urines dhe ma ka dale gjak ne urine si dhe proteina po ashtu mjaft bakterie pas kesaj mjeku me ka sugjeruar te bej urinokulturen dhe ne urinekulture me doli bakteria Staphylococcus aureus dhe doktori im me pershkruaji nje antibioitke Enfexia te cilen nuk e tolerova dot per shkak te dhimbjes se lukthit dhe keshtu i nderpreva. Deshta me dite a ndikon kjo bakterie tek fetusi? Flm per pergjigjjen.

Fitore (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Infeksionet urinare të pa trajtuar, rritin rrezikun e ndryshimit të autkomit të shtatznisë, duke ndikuar kryesisht për një lindje parakohe. Prandaj rekomandohet trajtimi për 7-të deri në 10-të ditë mjekim.

Nëse preparatin që ka rekomanduar mjeku nuk e suporton dot, atëherë së bashku me antibiogramën kontakto edhe një herë me të për të ndruar llojin e antibiotikut.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti