Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aroma e rende e sekrecioneve

Prsh, jam 24 vjec, problemi im qendron te sekrecionet e bardha pasi kane nje arome te rende, kjo ndihet sidomos gjate aktit, gje qe me shqeteson sepse eshte mjaft e sikletshme. Pasi bera mbjellje te sekrecioneve te bardha dola me myk te lehte, gje jo shume shqetesuese sipas gjinekologut i cili me dha mjekimin, mjekim i cili nuk me dha rezultat sepse pas perfundimit te mjekimit kam konstatuar perseri te njejtin problem. Cfare mund te me sugjeroni , mos duhet te mjekohet dhe i fejuari, dhe pse ai nuk ka asnje shqetesim? Theksoj se para disa vitesh jam kuruar per te njejtin problem po ka qen rezultativ.. Flm

Selda Elda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Selda

Kur aroma e sekrecioneve vaginale ndryshon e sidomos kur era është e lehtë, tregon për kandidozë. Kur era është e pakëndshme si erë peshku, bëhet fjalë për vaginozë bakteriale (bakterieve si gardnerela vaginale, mykoplasma hominis dhe disa organizma anareobike). Kur era është e pakëndshme, tregon për prani të trikomoniazës. Kjo mënyrë diagnostikimi quhet diagnostikim sindromik, por diagnoza e saktë vendoset në laborator me anë të analizës dhe kulturës së sekrecioneve vaginale. Gjithashtu kultura e sekrecioneve vaginale tregon edhe grupin e medikamenteve që trajtojnë infeksionin e personalizuar dhe mjeku ka për detyrë të rekomandojë preparatin i cili është më efikas dhe pa probleme anësore. Sipas llojit të infeksionit, rekomandohet trajtimi ose jo i bashkëshortit.

Pa ngritur asnjë objeksion negativ për diagnostikimin dhe trajtimin e parë, të rekomandoj që të diagnostikohesh dhe trajtohesh në një mjek tjetër..

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti