Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim periodash

Pershendetje. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 36 vjece (e pamartuar) shqetesimi im eshte per nje çrregullim periodash. Ne muajin qershor me erdhen ne dt 26 dhe sot ne muajin korrik(dt 30) nuk me kane ardhur. Ju bej te ditur qe gjithmone me vijne 3 ose 4 dite para dhe kurre nuk me jane vonuar. Ju lutem doktoreshe me sqaroni dicka pse ndodh ndoshta kam friken se mos nuk vijne me. Ju lutem me ktheni pergjigje.Me respekt ana.

Ana Xhelo (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Për moshën që ke, është shumë shpejt të thuash se po fillon periudha e menopauzës. Unë dyshoj për një çrregullim menstrual, që rëndom u ndodh grave edhe një herë në vit si pasojë edhe e ndonjë shqetësimi apo problem stresues. Të rekomandoj që të presësh ciklin e rradhës, dhe në kuptimin sa më sipër cikli do të rikthehet në normalitet. Nëse cikli i rradhës do të jetë i çrregullt, kontakto një mjek obstetër-gjinekolog i cili me vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime do të vlerësoj shkakun e çrregullimit menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti