Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Operacioni cezarian

Pershendetje doktoreshe, une jam shtatzane ne javen e 33 dhe kam deshire qe te lind me operacion cezarian. Arsyet jane te shumta, kryesisht kam bindjen qe nuk lind dot vete sepse kam nje trup te imet, legen te ngushte, kam pare ekperienca te keqija tek te afermit e mi nga lindja natyrale etj, prandaj jam e bindur qe kjo menyre eshte me e mira per mua dhe femijen. Do doja te dija e lejon mjeku lindjen cezariane kur kete vendim e ka marre nena, apo do me nxjerre kundershtime? Pres per gjigjen tuaj, faleminderit.

Evis (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evis

Sygjerimin e parë për rrugën e lindjes e bën mjeku që ndjek shtatzëninë, për shkak se ai vlerëson të gjitha mundësitë për lindje normale vaginale. Nëse shesh edhe rrezikun më të vogël për nënën apo fëmijën, sygjeron edhe lindjen abdominale/me prerje cezariane. Në rastet e insistimit të nënës dhe babait të fëmijës për lindje me prerje cezariane, kërkesa e tyre merret parasysh.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti