Kembet e enjtura gjate shtatzanise
Antigona Obertinca
(13 vite më parë)
Përshëndetje Antigona,
Mos qarkullimi mirë i gjakut për shkak të shtypjes së tyre nga pesha e mitrës/shtatzënisë, sjell fryerje të anësive sidomos të këmbëve. Fryrja ndodh në përgjithësi, në fund të ditës apo pas qëndrimeve të gjata dhe të lodhshme në këmbë dhe quhen edema ortostatike.
Këshillat më të mundshme janë; kufizo qëndrimin e gjatë në këmbë, ulu ose qëndro shtrirë sa herë të ndjesh lodhje dhe përdor veshje të lehta dhe të gjëra. Gjithashtu këshillohet që gjatë pozicionit shtrirë, të qëndrosh anash majtas.
Nëse nga këshillat nuk gjen përmirësim, të rekomandoj të vlerësosh tek mjeku shkaqet e tjera të mundshme të enjtjeve dhe dhëmbjeve të këmbëve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam shtatzene ne jave e 35 dhe kembet po me rrin te enjtura gjate gjithe kohes e sidomos ne ne mes dite dhe ne mbremje dhe po kam dhimbje te kembeve ne pjesen e nalt afer gishtave dhe ne shputa kur po eci.