Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth streptokokut gjatë shtatzënisë

Pershendetje Doktoreshe! Une qe po te shkruaj jam ne javen e 36 +5 dite te shtatzenise, para nje jave kam bere analizen e kultures se sekrecioneve dhe me doli qe kisha bakterin streptococcus sp dhe mjeku me dha kete mjekim augmentin 625 mg 14 kokrra gjithsej, dhe duhet ti pije 2 kokrra ne dite pas buke, vitamine b1 2 kokrra ne dy vaktet pas buke dhe me dha te pija dhe tardyferon nje kokerr ne dite. Dua te di nga ana juaj a ka ndonje problem qe me ka rezultuar ky bakter dhe a ka sherim pasi jam ne merak te madh, kam hall mos do te ma veshtiresoje shtatezanine ne javet e fundit te saj? Ju faleminderit shume per pergjigjet qe jepni! Kalofshi mire diten e pare te javes.

Dori (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dori

Mjekimi me augmentin është i vlefshëm për të siguruar pastërtinë e fushën së lindjes, me qëllim që fëmija të mos marrë infeksion amtar nga rrugët e lindjes.

Edhe tardyferonin duhet ta konsumosh deri në 45 ditë pas lindjes, pasi organizmi i nënës dhe fëmijës kanë nevojë edhe për hekur.

Trajtimi që të ka rekomanduar mjeku, nuk ndikon negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti