Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkurtimi i qafes se mitres

Zoja Keta pershendetje pas dhimbjes disa ditesh ne pjesen e poshtme te barkut sot kam qene per vizite tek gjinekologja dehsta tju mar edhe mendimin e juaj pasi qe paksa jam e shqetesuar.ne raport?n e dr shkruan : cervixi i sakroponuar,i shkurtuar ,cc i mbyllyr fundusi i mitres i pergjigjet amenorese.jam ne javen 30+5 Zoja Keta a eshte rrisku per lindje te hershme per shkak te shkutimit te qafes se mitres ? dhe me tha qe bebi e ka pozicionin mbrapsht a ka gjasa qe te kthehet ne pozicionin e duhur ? ju falenderoj per nd?hme

Era Era (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Kur qafa e mitrës është shkurtuar dhe për më tepër e shoqëruar me dhimbje, rregjimi i shtratit si dhe përdorimi i preparateve për të dominuar kontraksionet/dhimbjet janë të shumë të rëndësishme. Me patjetër zbato këshillat e mjekut.

Në përgjithësi, pozicionin përfundimtar të lindjes fëmija e merr duke filluar pas javës së 30-të të shtatzënisë. Ka raste kur fëmija e ndryshon pozicion pas kësaj periudhe. Uroj që të ndodhë kështu, por edhe nëse nuk ndodh që fëmija të marrë pozicion në kokë (cefalik), mjeku përcakton paraprakisht strategjinë e lindjes duke vlerësuar faktorët e mundshëm.

Uroj që shtatzënia të ecë sa më gjatë.

/komuniteti