Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i bebit

Pershendetje MD Mimoza , une jam tani ne javen e 38 , un kontrollen e kisha javen e kaluar dhe pasi shikoi dr.. gjendjen time te shtatezanis me tha qe qdo gje po me shkon shum mir ,mirpo ajo qka me brengos eshte se bebi ende nuk e kish marr pozicionin me koke posht dmth. bebi im ishe mbrapsht ende..e kjo po me brengos shum. dr.. me tha qe te fle ne anen e djathët se ka gjasa qe bebi te rrotullohet sepse un terminin e fundit e kam me 16 gusht.. qka mendoni ju e nderar a ka mundesi qe bebi im te kthehet dhe te kem nje lindje normale... te uroj gjitha te mirat ...

Linda L. F. A. (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Shumë të pakta janë shancet që bebi të kthehet në pozicion normal, me kokë poshtë. Në javën e 39-të të shtatzënisë, të rekomandoj që të bësh edhe një ekzaminim tjetër ekografik për të vlerësuar pozicionin fetal. Nëse pozicioni vazhdon të jetë jetë podalik (me kokë lart), atëherë të rekomandoj që lindja të përfundoj me operacion cezarian.

Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti