Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje vaginale gjatë shtatzënisë gemelare

Pershendetje doktoreshe, jam nje grua shtatzene gemelare 33 javeshe, problemi im eshte se qe nje muaj po kam dhimbje dhe enjtje vaginale po ashtu e kam serkllazhen sekret kam shume, kam bere kulturen e strishos dhe nuk me ka dale asnje bakterie. Mjeku me ka pershkruar Polygynax mirepo as kjo nuk po me ndihmon. Te lutem me trego si te veproj?

Vesa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesa

Trajtimin me polyginax duhet ta përfundosh, dhe pas kësaj vlerësohet efekti. Mendoj që të shtosh për trajtim edhe një lavandë extern/të jashtëm siç është preparati cyteal. Këtë mund ta përdorësh për shlarje tre herë në ditë.

Një javë pas mjekimit duhet të përsëritësh analizën dhe kulturën e sekrecioneve vaginale.

Uroj që binjakët të lindin të shëndetshëm.

/komuniteti