Tentoj per shtatzeni qe dy vite
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Rona,
Acidi folik nuk ndihmon të mbetesh shtatzënë! Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë.
Edhe ndodh e dashur që cikli është duke u rregulluar, shpresoj të jetë ashtu.
Të uroj shumë fat.


MD Mimoza me fal qe prap po te shenoj por jam shum e shqetsuar me kete pergjigjeje qe ma dhe pasi edi se nuk kam ss sherim nje kohe te gjat seps nuk kam qen vetem tek nje mjek por te shum , por dua te ceki diqka para 1 muaji kam perdor acid folik vetem se mesova lexova per to dhe mendova se do me ndihmoj te mbetem shtatzene, por une prej se me jan ardh kur kam qen 13 vjeqe deri para 1 muje kam pas 16-17 ditesh ose me jan vonuar deri dy dite me se shumti por heren e fundit me paten ardh me 21 qershor me mbajten 5 dite dhe me erdhen ne maujin tjeter dmth me 21 korrik, pata shpresu per nje shtatzani por jo, a mund te ndodh qe jan duke mu rregulluar apo ka ndiku najsen acid foliku, dhe kam pas dhimbje shum hpine barku kur me erdhen pa nje muaji e perpara skam pas dhimbje kurr.. me fal qe e zgjata por me ndihmoni ju lutem me nje pergjigjeje