Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me duket se me ze ngerci!

E nderuar zonja Mimoza.! kam qe 10 dite qe me kap ngerci nje here ne kemben e majte dhe nje here ne kemben e djathe,,kjo me ndodh pikerisht kur jam e shtrire dhe ne pjesen e pulpes se kembes... jam shume e shqetesuar pasi kjo per mua eshte shtatzania e dyte dhe ne te paren nuk ma ka ndodhur,,,mos kam ndonje gje???/ jam, shume e shqetesuar .,kjo nuk eshte se zgjat shume max.2 minuta por per aq kohe bllokohem fare sa me vjen te qaje/. ju falenderoj paraprakisht.

Adelina Halilaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Ngërçet në këmbë që lajmërohet shpesh gjatë shtatzënisë janë dhembjet në ligamente. Muskujt të cilët ndodhen nën mitër, zgjerohen që të mund të bartin peshën e foshnjes gjatë rritjes. Zakonisht këto ngërçe ndodhin natën. Ngërçet në këmbë shpesh mund të zgjasin gjer në një minutë. Leckat e nxehta mund të lehtësojnë dhembjen. Pas paraqitjes së ngërçeve, e keni të vështirë të ngriteni nga krevati dhe të ecni. Mënyra më e mirë për tu përballur me ngërçet është konsumimi i ushqimit të pasur me vitamina dhe konsumimi më i madh i kalciumit.

Gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, për mënyrat të cilat mund ti përdorni për të lehtësuar ngërçet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti