Dhembjet gjatë marrëdhënieve seksuale
Beni
(15 vite më parë)
Përshëndetje Beni
Me sa përshkruan, mendoj se dhimbja mund të ketë si shkak madhësinë e organeve gjenitale, praninë e ndonjë infeksioni kronik të indit të shkrifët për rreth mitrës që quhet parametrit por edhe mund të ketë shkaqe psikologjike.
Si fillim, për partneren këshilloj një vizitë gjinekologjike për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni. Një këshillim me seksologun mund të jetë hapi i dytë dhe së fundi një këshillim me mjekun psikolog nuk duhet të neglizhohet.
Ju uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Ka me shume se 1 vit qe kam kryer marredhenie me te dashuren time dhe ishte hera saj e pare, ajo kishte dhimbje te forta dhe pse u mundova te tregohem i kujdesshem, qe atehere ajo vazhdon te kete dhimbje sa here kryejme marredhenie dhe nuk ndjen asgje tjeter, kjo gje na ka veshtiresuar shume jeten seksuale. Do doja nje pergjigje tuajen, faleminderit.