Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi negativ

Pershendetje doktoreshe kam nje muaj qe po perpiqemi per nje shtatzani bashke me burrin. Cikli duhet te me shenonte me date 31 korrik ose 1 gusht por nuk me kane ardhur akoma. Bleva dhe nje test shtatzanie dhe e bera sot ne mengjes dhe me doli negativ. Pra ka 3 ose 4 dite qe me eshte vonuar cikli dhe po shqetesohem pasi testi me doli negativ. Dje ne darke ne letren e tualetit pash se kisha shume pak si njolle kafe po sot nuk kam. Ciklin e kam pas te rregullt prej 25 ditesh. Cfare duhet te bej? a duhet te pres dhe ca dite per ta provuar prap testin?

Elda L (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Elda,

Te rekomandoj te besh nje beta hcg, e cila konfirmon me me saktesi pranine e shtatzenise. Nese edhe kjo analize rezulton negative, atehere vizito mjekun gjinekolog per te gjetur shkakun e voneses se ciklit.

Gjithe te mirat.

/komuniteti