Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e mundur shtatzënia me cistë?

Pershendetje e nderuar doktoreshe.


Jam e martuar qe 2 vite, mirepo femije skemi ende. Kam kryer kontrolla shume shpesh, kisha dhimbje te barkut si shtrengime, therrje, me kane thene qe jam mire por duhet me prit. Ne kontrollen e fundit me thane qe kam nje ciste jashte anit te femijees e cila eshte me madhesi sa nje veze. A mundem me mbet shtatzene me kete ciste edhe cila eshte koha me e mire e ovulit kur mundesh me mbet shtatzene?


Kam ndegju qe dita e 12 edhe e 14 mirepo keto dite a numerohen prej dites qe vijne menstruacionet apo prej dites qe i kryhen?


Edhe nje pyetje, acidi folik cfare eshte edhe kur duhet me u perdore, sa kohe para se me mbet shtatzene?


E pres pergjigjen e juaj me padurim.


Zoti ju shperbleft per punen qe po e beni.

Nada (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nada

Kistet janë faktor për shtatzëni, ndonëse mundësia e shtatzënisë është e mundur edhe në praninë e tyre. Megjithatë të rekomandoj që të trajtohesh për eliminim e kistit, dhe më pas të tentosh për shtatzëni.

Ditët e ovulacionit gjenden duke matur temperaturën bazale, matje e cila fillon pas menstruacioneve. Kur temperature lexon mbi 37ºC, dhe zgjat dy ose tre ditë dhe më pas kthehet në shifrat më të ulta, këto janë ditët e ovulacionit. Tek gratë me cikël 28-të ditor, ditët e ovulacionit përgjithësisht ndodhin nga data 14-16duke filluar nga dita e parë e ciklit menstrual.

Acidi folik është vitamina B9, dhe ndihmon në mbarëvajtjen e tubit neural të fetusit. Acidi folik duhet të përdoret edhe 3 muaj përpara fillimit të shtatzënisë dhe të vazhdoje deri në fund të javës së 12-të të saj.

Gjithë të mirat.

Nada (15 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe. Flm shume per pergjigjjen e dhene, desha te pyes tash... Cisti im kishte qene me madhesi 8 cm. Ne kontrollen e fundit qe isha me tha qe cisti eshte zvogelu ne madhesi 5 cm, mirepo hapa nuk me ka dhene ne asnje kontrolle qe e kam bere. Tani ne kontrollen e ardhme qe e kam me 4 tetor, a eshte normal qe hapat qe i kam pi ne fillim te reagojne deri ne zhdukjen e kistit, meqenese veq heren e pare kam pi hapa edhe me jo, nuk me ka dhene hapa? Tash e kam kohen e menstruacioneve normal me 24 -25 te ketij muaji me vijne mirepo nuk me jane forcu gjinjet fare! Per cfare arsye ndodh kjo? E pres pergjigjjen e juaj.

/komuniteti