Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e crregullta

Pershendetje, gjithnje kam pasur menstruacionet me vonese, cikli me spostohet edhe ne 10-12 dite eshte normale kjo gjendje a ka problem me mbetjen shtatzane, nuk kam pire asnjehere pilula, a ka ndonje menyre tjeter per rregullimin e ciklit apo eshte nje veti e imja personale? Ju lutem me ktheni pergjigje, faleminderit.

Filomena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Filomena

Në përgjithësi, gratë kanë një cikël i cili zgjat deri në 28-të ditë. Por ka edhe individë që cikli menstrual i zgjat më pak ose më shumë, se 28-të ditë. Më e rëndësishme është që cikli menstrual të jetë i rregull, që do të thotë se gjakrrjedhja të vijë në mënyrë ciklike, pas plotësimit të një numri të caktuar ditësh. Pra në mbetjen shtatzënë, luan rol kryesor kohëzgjatja periodike/ciklike e gjakrrjedhjes menstruale.

Të këshilloj të kontaktosh mjekun gjinekolog, për të kryer vizitë gjinekologjike dhe disa analiza e ekzaminime nëse është e nevojshme, për të përcaktuar situatën ciklit menstrual sepse nuk më duket normale ajo që thua se cikli me spostohet edhe 10-12 ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti