Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ti parandaloj venat ne shtatzeni?

Pershendetje Dr. jam ne javen e 15 te shtatzanise. Kjo eshte shtatzania e trete. Desha te pyes se si mund ti parandaloj venat ne kembe. Deri tash nuk kam po kam frike se mos me behen. Ju lutem me ndihmoni si te veproj rreth shtatzanise. Cfare te bej. Ju faleminderit per mirekuptim. Te pershendes mira.

Mire Thaqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Për të parandaluar krijimin e venave/variçeve në shtatzëni, ju rekomandoj ca këshilla të cilat i gjeni mëposhtë:

• Ushtrime gjimnastikore, para shtatzënisë si dhe gjatë shtatzënisë, ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e muskulaturës. Lëvizjet dhe ushtrimet duhet të jenë të njëtrajtshme dhe jo të vrullshme.

• Nuk duhet qëndruar në këmbë për periudha të gjata kohe, si dhe gjatë qëndrimit ulur, nuk duhen mbajtur këmbët përmbi këmbë. Kur duhet të qëndrohet gjatë ulur, këmbët të ngrihen nga dyshemeja me një stol të vogël.

• Herë pas here gjatë ditës, këmbët duhen mbajtur të ngritura me qëndrim shtrirë disa herë në ditë, për rreth 10-15 minuta. Edhe gjatë natës, me anë të një jastëku, këmbët duhen të ngrihen disa herë për rreth 10-15 minuta.

• Kujdes duhet treguar për shtimin e masës trupore. Masa e madhe trupore, favorizon formimin e variçeve apo i përkeqëson ato kur janë të pranishme.

• Veshjet që përdoren gjatë gjithës dhe natës, duhet të jenë të lirshme për të lejuar qarkullimin e mirë të gjakut. Këpucët duhet të jenë të sheshta dhe jo të shtrënguara. Nëse ato janë me lidhse, nuk do të jetë turp nëse lidhëset nuk lidhen.

• Banjat me ujë të nxehtë, saunat, solarët apo depilimi me dyllë, si dhe qëndrimi në diell apo rërë të nxehtë gjatë verës, janë faktor që favorizojnë variçet.

• Gjatë udhëtimeve me automjete, mjete lundruese apo gjatë fluturimeve me avion, nuk duhet të vendoset rripi i sigurimit si dhe duhet të përdoren çarape të posaçme, që tregtohen në farmaci.

Gjithë të mirat.

/komuniteti