Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ekziston rreziku per abort?

E nderuara Dr. do te isha shume mirenjohese nese do ta kisha pergjigjen tuaj, jam shtatzene 8 jave l,isha tek Dr.im per kontroll dhe me tha qe fetusi ka uje me shume se c'duhet dhe tha te shohim se cdo te ndodhe, nga pervoja juaj e nderuar cfare mund te me thoni per kete rast a ka rrezik aborti?

Klea Selimi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardiana,

Çrregullimet e sasisë së lëngut amniotik mund të jenë në sensin e rritjes apo zvogëlimit të sasisë së lëngut amniotik në raport me atë që zakonisht shohim në periudhën e caktuar të shtatzanisë. Të dy llojet e devijimit nga normalja, mund të jenë kalimtare apo mund të përkeqsohen gjatë kohës.

Zakonisht, kontrolla bëhet për 2-3 javë, që të shihet ndryshimi i gjendjes. Mjeku do të bisedojë me ju, cili është shkaktari i çrregullimit të lëngut amniotik, sa është kjo sasi dhe sa shpejt po përkeqsohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti