javë pas jave
Pershendetje Eldena,
Nga emaili yt kuptoj se ke bere strisho, kurse ankesat i ke gjate urinimit. Rruget gjenitale dhe urinare tek femrat jane afer njera tjetres, prandaj edhe infeksioni mund te bartet nga njeri sistem ne sistemin tjeter te organeve. Te rekomandoj qe te besh nje urinokulture ku do te shihet se cilat mikrobe jane ne urine dhe ne cilin antibiotik jane te ndjeshme.
Sa i perket problemeve gjenitale, shpeshhere nese mjekimi nuk eshte i duhur, atehere problemi vjen duke u thelluar. Vagina ka mikrobe te cilat "jetojne" dhe paraqesin flore normale te saj (te vagines). Nese keto mikrobe shkaterrohen ose demtohen (sikurse ndodhe gjate mjekimit te zgjatur dhe pa kriter me antibiotike) atehere ankesat vijne duke u thelluar.
Gjithe te mirat.


Përshëndetje doktor. Desha te ju pyes se jam e shqetsuar , kam pasur me pare myk vaginal, me vone i bera strishot me doli ureaplazma dhe e-koli. Kam djegie ne urine , kam perdor neo-penotran dhe flagyl me vone dhe doxycycline dhe tetraciklin por kam djegie prap. Bashkshorti im e ka e-kolin dhe enterococcus and staphylococcus. Ne fshikëz te urines kam nje pezmatim te vogel. A ndodh qe te infektohem edhe une me keto bakterie nese nuk eshte sheruar. Cfar duhet te perdori per te eliminuar keto infeksione qe e kam?