Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraksione dhe dhimbje

Pershendetje doktoreshe, jam 33 javeshe shtatzene. Qe ne fazat e hershme te shtatzenise kam patur probleme. Deri tani kam patur 2 here pak gjakderdhje, ne muajin e dyte dhe ne muajin e gjashte. Gjinekologia e poliklinikes me ka thene qe jam me rrezik deshtimi, ndersa mjeku qe me ben ekografite, nuk me thote arsyen e ketyre shqetesimeve, por me ka dhene mjekim me utrogestan muajt e pare dhe vazosuprine muajit e fundit, sa here kam dhimbje. Tani qe jam ne muajin e tete, kam serisht dhimbje barku, ndonjehere kontraksione te forta, vecanerisht kur leviz bebi. Jam ne merak, mos tregojne lindje te parakohshme? Mjeku im vazhdon te mos me thote detaje me idene qe une jam tip ankthioz dhe perkeqesoj gjendjen. Si tja bej? Sipas jush a kam nevoje per mjekim? Faleminderit.

Evis (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evis

Dhëmbjet e barkut dhe kontraksionet në këtë javë të shtatzënisë, nuk janë normale. Prandaj të rekomandoj që të marrësh trajtime sipas udhëzimeve të mjekut, me qëllim që shtatzënia të shkojë sa më afër termit. Do të jetë shumë mirë sikur shtatzënia të arrijë javën e 37-të, sepse lindja pas kësaj jave konsiderohet si lindje normale.

Nuk ke arsye që të jesh ankthioze, tashmë që shtatzëni ka bërë goxha rrugë. Qetësoje veten për çdo ndryshim që ndjen në shtatzëni, dhe përqëndrohu tek bebi yt që së shpejti do të dalë në jetë.

Të uroj të lindësh në term, një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti