Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi oral si pasojë e infeksionit

Pas seksit oral te femrat a mund te krijohet ndonje infeksion? Pas kryerjes se seksit oral nje jave me vone me kane ardhur te bardhat te teperta (ne forme xhize) dhe kam dhimbje ne fund te barkut? A mund ta kem kete ndikim nga kryerja e seksit oral? Apo s`ka te beje kjo me seksin oral? Dhe a sugjerohet seksi oral nga ana juaj?

Pulia (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Infeksionet gjenitale transmetohen nëpërmjet spermës, sekrecioneve vaginale apo gjakut, nëpërmjet kontaktit të mukozave që veshin pjesët intime ose nga goja ose anusi. Gjithashtu infeksionet transmetohen edhe nga kontakti direkt të lëkurës me lëkurë.

Paraqitu menjëherë tek një mjek gjinekolog për t’u diagnostikuar dhe trajtuar. Edhe partneri të paraqitet tek një mjek androlog për t’u diagnostikuar dhe trajtuar.

Çdo individ ka të drejtë të ndjekë praktika seksule ashtu siç i ndjen.

/komuniteti