Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e torchit

Dr jam shume e shqetsuar sepse kam bere analizen e torchit dhe ne te me ka dal se kam antirupa igm ndaj toxoplasma gondii. Jam shtatzan ne javen e 22. Te lutem me trego dhe me shpjego se qdo te thot sepse mjeku im personal me tregoi por dua te di edhe nga ty se qdo te thot kjo analize. Te lutem shume me trego sa me shpejt qe eshte e mundure.

Alberta Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alberta

TORCH është një analizë komplekse nëpërmjet së cilës zbulohet infeksioni nga; toksoplazmoza, rubeola, citolegalovirus, herpes virus dhe të tjerë. Rekomandohet që analiza të kryhet te të gjitha gratë, para se të konceptojnë shtatzëninë dhe nëse nuk e kanë kryer ta bëjnë gjatë shtatzënisë. Këto infeksione ndikojnë negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

Rreth rezultatit të saj bën mirë të konsultohesh me mjeken të cilës i ke besuar përcjelljen e shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti