Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Pershendetje doktoreshe Une kisha vonese te ciklit prej 2 ditesh dhe 2 dit te tjera pika kafe. diten e peste kisha dhimbje ne fund te barkut dhe kur shkoja ne banje shikoja nga pak gjak.dyshoja per shtatzani ngaqe ishim perpjekur kete muaj por testet ishin negative. vajta te gjenekologia dje pasi kisha dhimbje ne fund te barkut dhe kisha nga pak gjak sikur te vijne periodat.doktoresha me tha qe nuk ka gje eshte ndryshimi i trupit ngaqe ke ndruar klime meqe kisha bere disa pushime.ekon nuk e bera dot pasi nuk kisha urine dhe nuk mund te shikonte gje.E lash ekon per sot por nuk vajta pasi periodat me erdhen tamam. a duhet te shqetesohem per kete rast? ndonjeher me bie gjak dhe si mas me e plote, por pak. Faleminderit per pergjigjen

Elda L (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Është e vërtetë se cikli menstrual mund të çrregullohet, edhe për shkaqe të thjeshta siç janë stresi, tensioni në punë, shqetësimet familjare apo edhe ndryshimet e ambjentit ku jetojmë. Ky lloj çrregullimi ndodh rradhë. E rëndësishme është që cikli është rikthyer, por, nëse përsëritet e njëjta situatë, tregon që një problem ekziston. Në kushte të tilla, duhet që diagnostimi dhe trajtimi të bëhen me patjetër.

Gjithë të mirat.

/komuniteti