Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme ovulimi

Pershendetje doktoreshe! Kam patur probleme ovulimi (2-3 dite sekrecione kafe ne fillim te ciklit) dhe kam perdorur progesteron per tre muaj. Ka mundesi qe mos ndodhja e ovulimit te perseritet prap dhe cilat jane shenjat? Ju faleminderit! Ju uroj pune te mbare dhe gjithe te mirat!

Ida H (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ida

Tek disa gra në moshën riprodhuese, mundet që ovulacioni të mos ndodhë. Kjo ndodh për disa arsye, më kryesorët janë crregullimet e nivelit të hormoneve në organizëm. Kontakto mjekun gjinekolog, për të kryesh disa ekzaminime specifike hormonale që të gjëndet shkaku dhe të trajtohet ai. Vetëm pasi të jesh trajtuar, mund të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti