A mund të kthehet fetusi në pozicionin normal për lindje?
Valbona Xhaferi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Valbona
Në përgjithësi, fetusi e merr pozicionin e lindjes me kokë poshtë në javët e muajit të shtatë. Në këtë periudhë të shtatzënisë, mundësia e kthimit të pozicionit fetal është shumë e vështirë.
Është normale lindja me prerje cezariane, nëse mungon mundësia e lindjes vaginale. Kjo është një praktikë normale dhe nuk ka asnjë pasojë shëndetsore për nënën apo për fëmijën që do lindë. Përkundrazi, preja cezariane nëse ndodh, e bën të sigurtë ruajtjen e shëndetin tënd dhe të fëmijës.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
E nderuar doktoreshë ! Pas një vizite që kam bërë në muajin e nëntë të shtatzënësisë, është konstatuar se fetusi është me kokë lart, dhe një nga mundësitë e lindjes më është rekomanduar edhe operacioni. Sa janë mundësitë që në periudhën vijuese kur kanë mbetur edhe 3 javë për lindje, fetusi të kthehet në pozitën e tij normale, pra me kokë poshtë në pelvik? Nëse eventualisht vjen në shprehje operacioni, të lutem më shpjego se sa është i rrezikshëm ky operacion për mua dhe për foshnjen që po pret të vij në jetë. Shpresoj se përgjigjja juaj do të më qetësoj sadopak sepse jam shumë e shqetësuar sepse i druhem shumë operacionit.