Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni

Pershendetje doktoreshe. Jam 32 vjece dhe kam 4 muaj qe tentoj per nje shtatzani ciklin deri tani e kam patur date me date. Kete muaj i prisja me date 30 korrik dhe nuk me erdhen. Shpresova se mos kisha ngelur se nuk pata asnje lloj shenje para menstruacioneve. Sot me dt.6 fiks 7 dite vonese pra gjatesia e ciklit 38 dite me erdhen.c,te bej si ta llogaris periudhen e ovulimit. Cfare me rekomandoni.kam bere nje vizite ne maj dhe nuk kisha asnje problem.po kontakti qe me bashkeshortin e kemi vetem ne funjave ndikon pasi jemi pak larg me pune.po nje adrese ku mund te bej nje vizite tek ju,po ndonje mjekim me rekomandoni te perdor per te ngelur sa me shpejt.nuk kam perdorur asnjehere asnje kontraceptiv per mbrojtje,ju faleminderit.

Ela Shingjergji (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Mesa kuptova, ciklin menstrual e ke rreth 30-31 ditësh. Nëse është gjithnjë i rregullt në këtë gjatësi kohe, shtatzënia mund të ndodhë normalisht. Prishja e kësaj rregullshmërie, u ndodh grave mbase edhe një herë në vit, për shkaqe të ndryshme siç janë stresi, lodhja në punë, shqetësimet familjare etj. Në këtë kënd vështrimi, ajo që ke vërejtur nuk është për tu shqetësuar.

Ditët e ovulacionit zakonisht janë në mes të ciklit menstrual. Kjo do të thotë se për ty, ditët e ovulacionit duhet të jenë afërsisht në ditën e 15-16 deri 17-18, nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Për të qënë e sigurtë, mund të bësh një ekzaminim ekografik rreth ditës së 16-të për të vlerësuar madhësinë e folikulit.

Nëse e shikon të arsyeshme për të diskutuar më thellë problemin që të shqetëson, më kontakto në klinikën ku unë punoj. SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë. Nga e hëna deri të premten, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, numri i kontaktit 0692034965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti