Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per cka perdoren tabletat partusisten?

E nderuar dr,. Keta; Jam ne javen e 35 te shtatezabnise , sot isha ne kontroll te mjeku ngase shpesh po kam dhimble te medha ne bark dhe therrje poshte. Mjeku me tha qe mitra eshte e mbyllur , mirepo me ta bere ctg e bebes ritmi i te rrahurave te bebes shkoi deri ne 200 ndersa ritmi i lindjes deri ne 20. Kurse mjeku me rekomandoi te perdore 3 here ne dite tableta partusisten: per qka jane keto tableta dhe sa rrezikoje te lindi parakohe? Gjithe te mirat, Me respekt, tina

Tina Rexha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Lloji i tabletave që të ka rekomanduar mjekja jote janë spazmolitikë . Kjo do të thotë që ato të ndihmojnë mos kesh dhimbje dhe evitojnë rrezikun për lindje parakohe. Qëndro sa gjatë shtrirë dhe përdor me rigorozitet trajtimin e rekomanduar nga mjekja.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti