Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, une i kam 23 jave shtatzeni dhe qe 3 dite me kane filluar disa dhimbje si te isha e mbushur me ajer ne bark dhe vazhdimisht me shkaktojne therrje dhe dhembje te barkut dhe bebi shume rralle po levize prej se kane filluar keto dhimbje....pres pergjigje nga ju.

Drita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drita

Dhëmbjet e barkut mund të ndodhin për shkaqe të ndryshme. Gjatë shtatzënisë, dhëmbjet e barkut mund të lidhen edhe me praninë e saj. Por, që të jepet një konkluzion i qartë mbi shkakun e asaj që përshkruan, duhet të bëhet minimalisht një vizitë gjinekologjike ose/edhe disa analiza dhe ekzamimnime. Ndjenja jote, që bebi po lëviz më rrallë, e bën akoma më të rëndësishme kryerjen e vizitës tek mjeku gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti