Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tharrtira ne shtatzeni

Pershendetje dr. Keta kam 24 jave shtatzene qe 2 dite jam kthyer nga deti por jam shume e semure, tharrtire kam shume dhe te vjella pa ndal qe me shoqerojne me gazra gjithashtu edhe oreksi me ka humbur. Jam e shqetesuar me ndihmoni.

Tina Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorentina,

Shtatzënia mund të shkaktoj variacione të oreksit dhe një gjendje të përgjithshme jo të mirë në traktin gastro-intestinal. Djegësira/thartira në lukth, vjen si rezultat i refluksit gastro-ezofageal. Koha mesatare e zbrazjes së stomakut ulet, pasi reduktohet tonusi dhe lëvizshmëria e tij. Kjo gjëndje nuk është e rezikshme, pasi është fiziologjike dhe ndodh në shtatzëni.

Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, aty do gjesh përgjigjen për shqetësimin tënd:

http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi

Gjithë të mirat.

/komuniteti