Kur mund te bej eko tjeter?
Klarisa Risa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Gjithmonë kjo varet edhe nga pozicioni që mer bebi për t’u vëzhguar dhe vlerësuar nga mjeku. Saktësia e vlerësimit të gjinisë, rritet rreth javës së 22-të e më tutje të shtatzënisë.
Uroj që fëmija të ketë gjininë që dëshiron.
E dashur doktoreshe, jam ne javen e 20 dhe sot bera ekon morfologjike, cdo gje eshte ne rregull me thane per ato qe shikohen por nuk arriten te shohin gjinine sepse bebi i kishte kembet e kryqezuara, desha te di kur behet eko tjeter, mbas sa javesh sepse pres me padurim per te ditur gjinine. Ju faleminderit.