Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet te shqetesohem?

Pershendetje doktor. Me date 28 qershor kam kryer marredhenie por te dashurit tim ju ca prezervativi, menjehere pas marredhenies piva nje kokerr norlevo. 3 dite me pas me erdhen menstruacionet, edhe pse me kishin ikur para nje jave, dmth para se te kryeja marredhenie. Tani nuk me kane ardhur me menstruacionet. Me duhet te shqetesohem?

Lola Behari (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Lola,

Tabletat Norlevo mund të ndihmojnë për të eleminuar një shtatzëni të padëshëruar nëse ato përdoren sipas përshkrimit në fletën shoqëruese. Por, për të qenë të sigurtë pasi ke mungesë cikli, bëj një test shtatzënie ose një beta HCG, për të vërtetuar praninë ose jo të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

Lola Behari (13 vite më parë)
un e kam pire ate direkt, gjysem ore pas marrdhenies, kryeva nje test me doli negativ, nderkoh kryeva nje tjt sot dhe me dukej sikur ishte dhe ajo viza e dyte por ama shume shume e zbehte, vetem kur e shifjaa ne drit?

/komuniteti