Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam dhimbje ne vagine

Pershendetje dr Mimoza kam dhimbje ne vagine, me dhemb pak pastaj me ndalet cdo 15 minuta dhe vazhdon prape e njejta dhimbjet me jane si te therrura si lloj rrahje nuk di si ta pershkuraj theksjoj se kam lindur ce dy muaj cikel nuk kam ende, ju lutem cka me keshilloni se ca jane keto lloj therrjesh?

Selma Dijar ♥♥♥ (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Selma,

Dhimbjet vaginale mund të jenë pasojë e infeksionit. Dhimbjet që përshkruan, kanë shkaqe të ndryshme. Midis tyre, mund të përmënden infeksionet e ndryshme urogjenitale. Drejtohu tek mjeku gjinekolog për kryer ekzaminimet e domosdoshme dhe të marësh trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti