Tubi i infektuar - adnexit kronik
Sumejja Sumejja
(13 vite më parë)
Përshëndetje Sumeja
Adnexit formohet nga infeksionet vaginale të pa trajtuara mirë. Shoqja duhet të bëj analizë dhe kulturë të sekrecioaneve vaginale, për të gjetur shkaktarin e infeksionit dhe preparatet me fikase. Nëse diagnoza është salpingit (infeksion i tubit), trajtimi është kirurgjikal. Shtatzënia nuk është trajtim.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr mimoza. nje shoqe e imja me porositu tua parashtroj kete pyetje nese ka mundesi. Ajo eshte 27 vjecare. I ka dy femije me lindje normale, njerin ne moshen 19 vjecare dhe tjetrin ne moshen 22 vjecare. Mirepo, qe tre vite ajo ka nje dhimbje ne anen e djathte dhe mjeket i kane thene se eshte adnexit kronik, pra dhimbja ka qene ne tubin e djathte. Ka marre vazhdimisht antibiotik por nuk eshte sheruar. Dhimbjet i ka 24 ore. Rralle i ndodh te mos e ndjeje dhembjen. Ne te shumten e kohes dhimbja eshte e durueshme por koheve te fundit dhimbja eshte bere e padurueshme. Nga dhimbja i shtangohet kemba dhe mezi ece. Disa mjeke i kane thene ta operoje tubin e djathte, dhe mundesia eshte qe tubi ti humbase pergjithmone. Ndersa shoqja ime po ju pyet juve, se a ta heqe njehere tubin e pastaj te provoje per shtatzani tjeter, apo ka shprese se me shtatzani do te kete permiresim te situates? NEse mund ta jepni nje mendim nga ana juaj ju lutem. CDo temire.