Rehzus negativ
Dorina Limka
(13 vite më parë)
Përshëndetje Dorina
Është praktikë mjeksore që të gjitha shtatzënat me rhezus negativ, të bëjnë imunoglobulinën rreth javës së 28-të të shtatzënisë ose jo më vonë se 72 orë pas lindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje! Jam Dorina dhe jam ne javen e 29-te te shtatezanise sime te pare. Jam grup gjaku A - (rehzus). Njeri nga mjeket qe po ndiqem me kerkoi te vi ne Tirane dhe te bej analizen e imunoglobulines, ndersa nje doktor tjeter qe punon ne matarnitet me tha qe nuk eshte e nevojshme pasi ajo duhet te behet vetem brenda 72 oreve pas lindjes se femijes nese ai merr te babai dhe nuk eshte e nevojshme me pare. Ju lutem me thoni se çfare te bej, pasi jam ne dileme se ke te degjoj...Dhe diçka deri tani nuk kam bere asnje vaksine dhe nuk e di nese kam bere mire apo keq. Gjithe te mirat!