Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezore policistike

Pershendetje dr, kam lind qe dy muaj por cikli ende nuk me ka ardh isha te gjinekologu dhe me dha kontraceptiv Yaz me i perdor menjehere mos me prit ciklin ai me thot se kam vezore policistike un kam mbet shume shpejt shtatezane a eshte kjo arsyeja e mosardhjes se ciklit a jane dy grupe te vezoreve polocistike sepse dr me thot qe te mbrohem se shume leht mund te mbes prap shtatzane, dhe a te filloj me perdor Yaz faleminderit?

Nita Hashani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Pas lindjes cikli menstrual mund të vijë edhe deri pas një viti, sidomos kur nëna e ushqen fëmijën me qumësht gjiri.

Kur ushqehet fëmija me qumësht gjiri, nuk rekomandohet përdorimi i kontraceptivit Yaz. Për të kontrolluar shtatzëninë e pa dëshiruar, gjatë ushqyerjes me qumësht gjiri rekomandohet përdarimi i Microlut.

Pas ardhjes së ciklit menstrual, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve sepse vezoret policistike formohen kur gruaja ka cikël menstraul.

Gjithë të mirat.

Nita Hashani (13 vite më parë)
Faleminderit dr per pergjigjen, une nuk e kam ne gji bebin, ndersa kontraceptivi Yaz dr me ka dhene te perdori per akne hormonale premenstruale sepse ne muajin e 6 te shtatezanise me kan dal un kurr nuk kam pas as ne moshen e pubertetit, Vezore policistike tani kam , shume mikrociste te cilat po prodhojn shume testosteron keshtu kam pas edhe para shtatzanise, a eshte i pershtatshem Yaz a shton ne peshe edhe a ndihmon ne vezore flm per mirekuptim

/komuniteti