Bebi ka qarkullim te madh ne zemer!
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Edona
Difekti që është vërejtur edhe mund të kaloj me kohë. Por, ndjekja duhet të jetë e specializuar nga ana e mjekut kardio-perdiatër.
Gjithë të mirat.


Doktoreshe flm per pergjigjiet qe po na kthen e po je e pa lodhshme me ne. Doktoreshe une kam lind qe 7 dite nje engjull te bukur ama jam brengos se mjeku me tha se e ka beba qarkullimin e madh ne zemer e me tha bjere edhe dy jave se zakonisht ndodh tek bebet keshtu ose ne zemer ose ne mushkeri me pas qarkullimin e forte ama zhduket e me tha bjere edhe dy jave te ja shoh me ultraze te zemres a ju ka zhduk a ju ka normalizu? Jam e brengosur tejmase nese me ki kuptu te lutem spjegoma a eshte rrezik diqka a ndodh kjo keshtu siq me tha mjeku. Mos ka te bej diqka me valvul te zemres kjo?