Mos levizja e bebit
Rejhane Arifi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Rejhane,
Lëvizjet e bebit tek një grua me shtatzëni të parë, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Në fillim ndjehen më të lehta dhe pastaj me kalimin e kohës shkojnë duke u ndjerë më fortë. Për sa më shkruan, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Këto ditë do fillosh të ndjesh lëvizjet e fetusit.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje, jam ne javen e 19 te shtatzanise dhe bebi im ende nuk leviz eshte shtatzania ime e par. ne kontrollat mjeksore zhvillimi i bebit eshte normal. pse ndodh kjo doktoresh? jam ber merak, mund te me jepni ndonje pergjigje?