Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te jem shtatzane?

Pershendetje e nderuar dr moza Kam rreth kater muaj qe cikli me vjen prej 25 ditesh edhe pse me pare e kam pasur 28 ditor. Duke qene se dua nje femije nuk jemi mbrojtur dhe vecanerisht ditet e ovulimit. Ciklin e fundit e kam pasur ne daten 12 korrik dhe me llogaritjen time duhet te me vinin ne date 5 gusht por nuk me erdhen......kam fryrje gjoksi e ndonje here shenja te ciklit por nuk me kane ardhur. Kam dhe shume sekrecione te bardha. Ne daten 4 pata pak fare kur urinova emoragji por ne ngjyre kafe te erret dhe vetem nje here dhe me pas asgje. Tani kam fryrje barku e dhimbje gjoksi shume.....te lutem mund te me thoni cpo ndodh me mua? per momentin nuk mund te bej nje test se jam nje vend te tille me pushime qe nuk mund ta bej? Shume flm nga ana juaj me pergjigjet qe na dhuroni.

Elda Shehu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Shenjat që përshkruan mund të jenë shënja shtatzënie. Të rekomandoj që pasi të kthehesh nga pushimet, bëj një test shtatzënie për të konfirmuar ose jo praninë e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti