Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Progesteroni - ndikimi i tij ne cikel

Pershendetje doktoreshe, faleminderit per pergjigjen per shoqen time. Ishte shume e qarte. Une e kam parashtruar nje pyetje per vete per pakesimin e gjakut menstrual nder vite. Muajin e fundit gjaku kshte tejet i paket. Me shkoi mendja tiu pyes nese rritja e progesteronit ne organizem mund te jete shkak per kete, meqe para ciklit te fundit kam perdorur tre muaj progesteron. Cdo te mire.

Sumejja Sumejja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sumeja.

Fluksi i gjakut menstrual, mund të ndryshoj në periudha të caktuara kohore. Gjatë periudhës riprodhuese të gruas, fluksi është më i shtuar dhe fillon të çrregullohet gjatë periudhës së perimenopauzës. Mundet që ndryshimet e nivelt të progesteronit në gjak, të sjellin paksim të fluksit edhe gjatë periudhës aktive riprodhuese. Të rekomandoj të bësh aktualisht një matje të nivelit të progesteronit, për të vlerësuar nëse duhet apo jo të trajtohesh me progesteron.

Gjithë të mirat.

/komuniteti