Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jeton nje bebe 35 javeshe?

Pershendetje doktoreshe. Quhem Majlinda Keqaj jam 35 javesh shtatzane. Bera vizite tek mjeku dhe me tha nuk jeton nje bebe 35 javeshe... me 2 kg e 500 g pesha. Cfare mund te me thoni a eshte e vertete kjo? Me respekt Majlinda Kecaj.

Majlinda Kecaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda

Foshnjet e parakohshme të mëvonshme janë më të shëndetshme se foshnjat e lindura më herët, dhe ato kanë gjasa të njejta për të mbetur gjallë sikurse edhe foshnjat e lindura me kohë. Foshnjet e parakohshme të mëvonshme zakonisht peshojnë nga 1.8 kg. deri në 2.7 kg. dhe ende mund të duken më të dobëta se foshnjet e lindura me kohë.

Këto foshnjë mbesin në rrezik të lartë në krahasim me foshnjet e lindura në kohë, në problemet e të porsalindurve, duke përshirë problemet e frymëmarrjes dhe të ushqyerit, vështirësi në rregullimin e temperaturës së trupit, dhe vërdhëza. Këto probleme janë të lehta, dhe shumica e foshnjave kanë shërim të shpejtë.

Shumica e këtyre foshnjeve mund të ushqehen me qumësht të gjirit dhe me shishe, edhe pse disa (ata me probleme të lehta në frymëmarrje) do kenë nevojë që të ushqehen me tubë për një kohë të shkurtër.

Është vlerësuar se rreth javës së 35–të të shtatëzanisë, pesha e trurit është vetëm rreth 60% e trurit të fëmijëve të lindur me kohë. Foshnjet e parakohshme të mëvonshme nuk kanë gjasa që të zhvillojnë ndonjë paaftësi serioze si rezultat i lindjes së parakohshme, por mbesin në rrezik të theksuar nga problemet në të mësuar dhe në sjellje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti