Kam pcos
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lona
Përdorimi i tabletave bimore, rekomandohet tek gratë me ovare polikistike dhe vetëm pas ndërprerjes së këtij trajtimi, pra të jenë zhdukur mikokistet e vezoreve, mund të vazhdosh me marrjen e stimuluesve të ovulacionit si klomifeni.
Nuk rekomandohet që të përdorën stimuluesit pa këshillën e mjekut.
Mjeku duhet të rekomandoj skemën e trajtimit për 6-të muaj, duke qënë nën kontrollin e tij deri sa të arrihet maturimi i plotë i folikulit. Vëtëm atherë mund të konceptohet shtatzënia.
Gjithë të mirat.
(13 vite më parë)
Flmn shume, po mjeku mi ka jep per ti perodorur stimulues, por do ta pyes a duhet me i perdor 6 muaj. te njejten terapi...:)


Pershendetje jam 23 vjecare. Jam e martuar dhe deshiroj femije.Jetoj ne jashte shtetit dhe prej se jam martuar kam pas crregullime te ciklit. Por kur kam qene vajze per 8 muaj kam perdorur diane dhe spironolakton. Dhe i kam nderprere ne nentor te vitit te kaluar.Por per 8 muaj kam pasur cikllin me rregull dhe ne peshe kam pas rene 57 kg prej 65 dhe kam pasur daljen e qimeve me pak per shkak se kam hirsutizem te lehte..Ne muajin dhjetor jam martuar dhe nuk kam perdor ilace prej asaj dite. Mjeku atje me ka kontrolluar dhe me ka thene qe nuk e ke problem me mbet shtatzene vetem duhet qe vezoret te bin ne vendin e vet per shkak te terapise. Para 2 muajve kam ardh ne kosove dhe jam dianostifikuar me vezore policistike. Jam duke perdorur inositol jane tableta natyrale.Pastaj nje gjinekologe me ka jep duphaston per 5 dite pastaj mka ardh cikli. Ne diten 3-7 kam bere analizat e fsh, lsh, estradiolin dhe prolaktinen dhe me kane dal mire. Pastaj ne diten e 21 dmth te ketij muaji me 3 gusht kam bere analizen e testosteronit progresteronit,tsh, dhe dheas. Edhe keto analiza mkane dal mire. Problemi eshte qe une deshiroj me pas nje femije, mjekja mka jep prap duphaston per 5 dite me perdor dhe diten e 5 deri 9 me perdor klomifen per me ovuluar.. Deshiroj edhe nje keshille. Mos te harroj se inositol tabletat i pi me rregull dy here ne dite. A ka gjasa me perdor kete terapi qe e pershkruva per me mbet shtatzane dhe a muj me perdor kohe mbas kohe keto hapa mi ble mi mar me vete per me mbet shtatzene.Gjate crregullimit te mens. Per 3 4 muaj qe nuk me kane ardh kam shtuar ne peshe sidomos fryrje te barkut. Tani kam nis me ra se po ruhem ne ushqim dhe kapak po filloj me ngrene ushqime natyrale te gjitha te mirat..