Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Periodat e para

Prsh jam nje vajze 15 vjece e 5 muajshe dhe ne muajin korrik me erdhen periodat per here te pare dhe me ndenjen 8 dite a do me vazhdojne keshtu? jam ne merak ju jam mirenjohese.

Shero (a.s) (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shero

Menstruacionet e para në shumicën e vajzave janë të çrregullta. Me kalimin e disa ciklive, ato vijnë duke u rregulluar në kohëzgjatje të gjakrrjedhjes si dhe në kohëzgjatje të ciklit nga cikli. Nëse pas një viti cikli nuk rregullohet, atëherë drejtohu tek një mjek gjinekolog për të vlerësuar dhe korrigjuar situatën. Nuk është normale që pas kësaj periudhe cikli të jetë i çrregullt, prandaj duhet të trajtohet me medikamente.

Gjithë të mirat.

Shero (a.s) (13 vite më parë)
faleminderit ju jam shume mirenjohese jeni e papare

/komuniteti