Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes me operim

Mirembrema doktoreshe, para tri jave kam pas lindje me operacion. Pas operacionit kam pas menstruacione vetem tri dite dhe mu kane ndal tash ne javen e dyte kam pas gjakderdhje vetem nje dite dhe mu kane ndal tash po kam kapak gjak a eshte normale? Edhe nje pyetje operacionin e kam mire vetem ne anen e majt te barkut mu ka bere lekura si e kuqrremte dhe pak e leshuar nuk po kam dhembje veq po me kullon pak! ju faleminderit per pergjigjjen.

Dardane Hylaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dardane

Sekrecionet janë pjesë e asaj që quhet lehoni dhe zgjatin deri 40 ditë pas lindjes. Këto lloj sekrecionesh herë vijnë dhe herë largohen, herë kanë ngjyrë më të kuqe dhe herë më të errët dhe herë bëhen bezhë e çelur. Në këtë kuptin, nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Meqë ka kaluar tre javë nga operacioni, nuk është normale që plaga të kulloj sado pak si dhe lëkura të jetë e kuqërreme. Prandaj të këshilloj të kontaktosh mjekun që ka realizuar operacionin, për të vlerësuar gjendjen sepse ka mundësi që ajo të ketë mbledhur/infektuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti