javë pas jave
Përshëndetje Daniela
Përcaktimet e shtimit në peshë të shtatzënës, nuk janë madhësi standarte. Ato mbeten faktor, që ndikojnë individualisht tek çdo grua. Mesatarisht, shtesa amtare pas javës së 12-të të shtatzënisë është rreth 2000 gram. Por shtesa amtare varet nga shumë faktor dhe më kryesori është pesha e nënës para shtatzënisë.
Rreziku më i madh për foshnjen mund të jetë rrëzimi nga bicikleta. Rrëzimi mund të shkaktojë traumë në abdomen, gjë që mund të shpie në shkëputjen e parakohëshme të placentës, lindjen e parakohëshme apo edhe në rastin më të keq, vdekjen fatale. Por edhe lëvizja në gropa poshtë e lartë mund të iu shkaktojë gjakderdhjen. Në tremujorin e fundit, do të jetë e vështirë të mbahet baraspesha, gjë që iu rrezikon nga rrëzimet nga bicikleta. Prandaj unë nuk do tju rekomandoja ta bëni këtë, nëse po atëherë duhet të keni kujdes të shtuar.
Nëse jeni të rrezikuar për lindjen e parakohëshme apo keni gjakderdhje, atëherë aktivitetet si vrapimi mund të ju përkeqsojnë gjendjen. Vrapimi do të jetë më i vështirë kur ju të keni shtuar në peshë, por nuk ka ndonjë rrezik për fetusin.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Gjate ketyre javeve kam shtuar ne peshe (java e 31 e shtatzenise) dhe doja te dija se sa kg eshte normalja qe mund te shtoje nje grua shtatzane, dhe a lejohet stervitja si bicikletat dhe pista e vrapimit ne kete faze te shtatzanis?e Faleminderit.